Armando Duka dhe përfaqësues të tjerë të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë qenë të pranishëm në darkën e organizuar sot, ku prezentë kanë qenë edhe përfaqësues të Federatës Turke të Futbollit. Kreu i FSHF-së festoi ditëlindjen disa ditë më parë, por homologët turq kanë menduar ta festojnë sërish sot.
Pasi merr urimet nga homologët e tij, Duka ngrihet në këmbë për t’i falënderuar, por lëshoi dhe një batutë, duke thumbuar disi: “Dëshira ime për ditëlindje? Është të fitojmë nesër”. Homologët turq e kanë pritur mirë batutën e Dukës, madje një prej tyre brohoret: “Albaniaa”.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Turqisë luhet nesër në mbrëmje, një sfidë shumë delikate për të dyja skuadrat. Ky takim është i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2020 dhe Turqia është një nga rivalët për vendin e dytë në grup./abcnews.al