Rusët janë duke pësuar humbje të mëdha gjatë luftës së tye në Ukrainë duke lënë në fushën e betejës mijëra të vdekur si edhe mjete ushtarake me vlerë miliarda dollar.
Deri më tani vlerësohet se kanë humbur jetën më shumë se 10 000 trupa ruse në Ukrainë, ndërsa forcat vendase flasin për më shumë se 200 tanke të shkatërruar si edhe rreth 90 avionë të rrëzuar.
Në videon e mësipërme duket momenti kur një autokolonë ruse bie në pritë dhe detyrohet të largohet në këmbë duke lënë aty blindat, makinat dhe mjetet e tjera të paprekura.
Jo më kot, ukrainasit kanë filluar të bëjnë ironi me skena të tilla duke thënë se Rusia është furnizuesi kryesor i Ukrainës me armë. /abcnews.al