Pritej një përballje spektakolare dhe ashtu rezultoi të ishte. “Bardheblutë” e Tiranës kanë zhvilluar një përballje fantastike, mbrëmjen e kësaj të enjteje, duke mundur me përmbysje, me rezultatin e ngushtë, 3 me 2, “verilindorët” e Kukësit, në përballjen e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore.
Për djemtë e Stavri Nicës, rrugën e rrejtës e gjetën Beshiraj e Momoh, në minutat 53’ e 80’ të sfidës, mirëpo dalja me të kuq e Dukës, në minutën e 61’-të le të themi që i dha fitoren “Bardhebluve”, me Deliun, Përgjonajn e brazilanin Kaina, që siguruan 3 pikët për skuadrën e Julian Ahmatajt, në minutat 15’, 89’ e 90’ të sfidës.
Falë këtij rezultati, Tirana ngjitet në kuotën e 21 pikëve dhe pozicionohet menjëherë pas kryesuesve të Partizanit e Egnatias, teksa ka arritur të krijojë dhe një shkëputje prej 6 pikësh, me vendin e 4-t, që aktualisht mbahet nga Dinamo, ndërsa në krahun tjetër “verilindorët” poziciohen në vendin e 6-të të tabelës, me 14 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Ardit Deliut, 1-0:
Goli i Mario Beshirajt, 1-1:
Goli i Daniel Momoh, 1-2:
Goli i Florjan Përgjonit, 2-2:
Goli i Kaina, 3-2: