Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Barcelona spektakolare, katalanasit poker Osasunas

schedule15:15 - 29 Nëntor, 2020

schedule 15:15 - 29 Nëntor, 2020

Barcelona fitoi ndaj Osasunas në shtëpi me poker 4-0. Goli i parë u shënua nga Braithwaite në minutën e 29-të, i cili konkretizoi me sukses një aksion të projektuar nga Messi.

Osasuna shënoi pas golit të Barçës, por arbitri e konsideroi si të parregullt e pas kësaj ekipi vendas gjeti sërish rrjetën, këtë herë në mënyrë spektakolare.

Messi, Pedri dhe Coutinho shpërqendruan mbrojtjen kundërshtare, teksa topi i doli nga zona e Osasuna dhe përfundoi në këmbët e Griezmann.  Francezi lëshoi një raketë nga jashtë zone dhe tundi rrjetën.



Golat dhe rastet e ndeshjes BARCELONA-OSASUNA

Në pjesën e dytë Barcelona u kthye edhe më e frikshme dhe gjeti golin edhe dy herë të tjera. Një aksion i bukur mes Griezmann dhe Coutinho u finalizua me golin e brazilianit në minutën e 57-të.

Messi dhuroi një paraqitje shumë të mirë dhe në të 73-ën e konkretizoi me një supergol, duke vulosur triumfin 4-0. Një ndeshje shumë e bukur dhe me ritëm nga skuadra e Koeman, që me këtë fitore renditet në vendin e shtatë me 14 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!