Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Barcelona shpërdoron avantazhin e tre golave, Celta siguron një pikë në “frymën e fundit”

schedule18:14 - 6 Nëntor, 2021

schedule 18:14 - 6 Nëntor, 2021

Barcelona është shokuar në minutat e fundit përballë Celta Vigos duke shpërdoruar avantazhin e tre golave të siguruar në pjesën e parë dhe duke dalë me vetëm 1 pikë.

Ndeshje  nisi shumë më mirë për ekipin që momentalisht drejtohet nga Sergi duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 5 me Ansu Fati. Nuk do të vononte shumë dhe kapiteni Busquets do të shënonte golin e dytë në minutën e 18.

Gjithçka fliste për ekipin katalanas që u duk se më në fund do të kthehej te fitorja në kampionat. Si asnjëherë këtë sezon, “katalanasit” do ta mbyllnin pjesën e parë me avantazhin e 3 golave, pasi Depay do të shënonte po në minutën e 34’.



Miqtë duket se kthehen në fushë në pjesën e dytë me fitoren e siguruar, por vendasit fillojnë ta “pickojnë” në minutën e 52 me Aspas dhe ta “trembin” në minutën e 74 me Noliton.

Barça fillon të përmendet, por vendasit kishin marrë zemër pas dy golave dhe  në minutën e 90+6 është sërish Aspas që bën stadiumin të shpërthejë në festë duke shënuar golin e 3 dhe të barazimit.

Kjo është ndeshja e 4 radhazi që Barcelona nuk fiton në La Liga, duke u renditur tanimë në vendin e 9 me 17 pikë, ndërsa Celta Vigo në vendin e 14 me 12 pikë.

Shikoni  KËTU  përmbledhjen e ndeshjes. r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!