Gjithçka ka shkuar më së mirë për Barcelonën, në “Camp Nou”, me “blaugranat” që kanë triumfuar me rezultatin e pastër 2 me 0, ndaj “diletantëve” të Cadiz, në një përballje të vlefshme për kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.
Dy gola që në fundin e pjesës së parë mjaftuan për të “hipotekuar” 3 pikët e radhës drejt titullit kampion. Fillimisht Sergi Roberto në minutën e 43’ dhe Robert Leëandoëski vetëm 3 minuta më pas, mjaftuan për djemtë e Xavit, që të siguronin fitore.
Fitore kjo, që i ngjit në kuotën e 59 pikëve, 8 më shumë se rivalët e Real Madrid në vendin e dytë. “Blaugranat” tashmë duhet të mendojnë për mbrëmjen e së enjtes, ku do të përballen me “djajtë” e Manchester United, në “Old Trafford”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: