Barcelona nuk njeh rivalë në Kupën e Mbretit. Katalanasit e kanë ngritur për herë të 31-të këtë trofe, pasi sonte mposhtën baskët e Athletic Bilbao me rezultatin 4-0, me gola të shënuar të gjithë në pjesë e dytë.
Unai Simon shpëtoi nga shtylla pjesën e parë, pas një goditjeje të De Jong, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë të lojës ndali Pedrin dhe Busquets. Këmbëngulja e Barcelonës u shpërblye.
Griezman zhbllokoi rezultatin pas një ore lojë, kurse tre minuta më pas De Jong me kokë dyfishoi shifrat dhe praktikisht Bilbao u dorëzua ndaj supermacisë së skuadrës së Koeman.
Skenën më pas e mori Leo Messi, i cili për pak minuta ndëshkoi edhe dy herë skuadrën baske, kurse VAR i shpëtoi nga goli i pestë që u realizua nga Griezmann. Bilbao doli kokulur dy herë brenda pak kohësh, pasi e kishte mposhtur edhe Sociedad në finalen e Kupës të sezonit të shkuar. / abcnews.al