VIDEO/ Barcelona mposht Sevilla dhe afrohet me kreun, Messi fenomenal

schedule18:10 - 27 Shkurt, 2021

schedule 18:10 - 27 Shkurt, 2021

Barcelona siguroi tre pikë fantastike sot në fushën e Sevillas, përballë një kundërshtari që ndodhej në formë të shkëlqyer. 0-2 përfundoi ndeshja e luajtur në Andaluzi, me ekipin e Koeman që shënoi nga një gol për pjesë.

Ousmane Dembele zhbllokoi ndeshjen pas gjysmë ore lojë. Asist i bukur i Leo Messit dhe finalizim i sulmuesit të shpejtë francez. Goli i qetësisë erdhi katër minuta përpara fundit të ndeshjes.

Messi dhuroi “show” në zonën kundërshtare dhe gjeti golin e 19-të sezonal në La Liga. Sevilla është një ndër “viktimat” e preferuara të yllit argjentinas.

Në 42 ndeshje kundër tyre, Leo Messi ka shënuar 38 gola dhe ka dhuruar 19 asiste. Fantastik “pleshti”, teksa fitorja e sotme e ka ngjitur Barcelonën përkohësisht në vend të dytë.

53 pikë numëron skuadra katalanase, dy më pak se Atletico Madrid e vendit të parë, me këta të fundit që kanë luajtur një ndeshje më pak. /abcnews.al