VIDEO/ Barcelona ia del në frymën e fundit, Dembele e afron me kreun

schedule22:57 - 5 Prill, 2021

schedule 22:57 - 5 Prill, 2021

Barcelona ia del në frymën e fundit përballë Valladolid. Ekipi katalanas fitoi 1-0 në “Camp Nou” (e gjashta radhazi në kampionat), fitore që erdhi fale golit të Ousmane Dembele në minutën e fundit të ndeshjes.

Një sukses i rëndësishëm për djemtë e Roland Koeman, të cilët renditen në vend të dytë në La Liga me vetëm një pikë më pak se Atletico Madrid kryesuese.

Valladolid luajti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Oscar Plano në minutën e 79-të. Insistimi i Barcelonës u shpërblye në minutën e fundit.

Ousmane Dembele goditi fluturimthi dhe topi u ndal në rrjetë. Gol titulli dhe festë me shokët e skuadrës për sulmuesin francez. /abcnews.al