Barcelona është e përqendruar te talentet në pamundësi për të derdhur shuma të mëdha për lojtarë të afirmuar. Nga Spanja, Marca zbulon se katalanasit janë pranë blerjes së një talenti austriak.
Yousuf Demir, që konsiderohet si “Messi austriak” është shumë pranë kalimit te Barcelona, me katalanasit, që janë në “pole” për të siguruar shërbimet e 17-vjeçarit.
Barcelona ka gjetur akordin me Rapid Vienna për 8 milionë euro. Në të shkuarën për Demir është interesuar edhe Juventusi. Këtë sezon ai ka luajtur 17 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 3 gola e dhuruar 2 asiste. /abcnews.al