Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Barazim spektakolar në “Olimpico”, Lukaku eviton disfatën e Interit

schedule23:42 - 19 Korrik, 2020

schedule 23:42 - 19 Korrik, 2020

Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja e “Olimpicos” mes Romës dhe Interit. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh në minutën e 15-të. Stevan De Vrij shfrytëzoi një këndore, kërceu më lart se të gjithë dhe mposhti me kokë portierin Pau Lopez.

Verdhekuqtë reaguan dhe gjetën golin e barazimit në limitet e pjesës së parë. Sërish një mbrojtës gjeti golin. Spinazzola mori një top nga Dzeko dhe realizoi falë një goditje diagonale. Roma e nisi mirë edhe pjesën e dytë dhe Henrik Mkhitaryan përmbysi gjithçka.

Tjetër asist i Dzekos dhe armeni nuk gaboi nga pak metra larg Samir Handanovic. Ekipi i Contes nuk u pajtua me humbjen dhe e evitoi atë tre minuta përpara fundit. Romelu Lukaku shndërroi në gol një penallti, duke gjetur golin e 21-të në Serie A.

Kohë për tjetër gol nuk kishte dhe sfida e kryeqytetit u mbyll pa fitues. Ky barazim ngjit zikaltrit në vend të dytë me 72 pikë, pesë më pak se Juventusi kryesues, që mund të shkëputet edhe më shumë nëse mposht Lazion në shtëpi të hënën në mbrëmje (21:45). /abcnews.al

Serie A, java e 34-t
Roma-Inter 2-2
(Spinazzola 45+1′,Mkhitaryan 57′ / De Vrij 15′, Lukaku (pen) 87′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!