VIDEO/ “Bar” mes misrit, policia kap mat në parcelë 20-vjeçarin

schedule10:58 - 16 Shtator, 2022

schedule 10:58 - 16 Shtator, 2022

Një 20-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi është kapur duke kultivuar kanabis. 20-vjeçari është arrestuar pasi, në afërsi të banesës së tij, në një zonë me shkurre, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike që janë asgjësuar me anë të djegies.

Po ashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. L., 56 vjeç, banues në Fushë Milot, me detyrë kryetar i po këtij fshati, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Vijon kontrolli masiv i territorit, nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Kamuflimi”.

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambient të hapur, vihet në pranga autori i dyshuar.

Procedohet në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur dronë dhe shërbime në terren.

Si rezultat i kontrolleve, si dhe bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Kamuflimi”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

20-vjeçari është arrestuar pasi, në afërsi të banesës së tij, në një zonë me shkurre, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike që janë asgjësuar me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. L., 56 vjeç, banues në Fushë Milot, me detyrë kryetar i po këtij fshati, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!