Një video dramatike, e cila tregon një baba nga Florida, SHBA, duke mbajtur djalin e tij të vogël si mburojë gjatë një përplasjeje të ashpër me policinë është bërë virale kudo.
Zyra e Sherifit të Qarkut Flagler tha se iu përgjigj thirrjes së një gruaje javën e kaluar se partneri i saj, Brandon Loehner, kishte rrëmbyer djalin e tyre 1-vjeçar nën kërcënimin e armës.
Ai nuk pranoi as të ndalonte kur policia i kërkoi ta bënte. Më në fund ai ndaloi pranë një McDonald’s, me fëmijën e tij në krahë. Në video shihet se babai nuk pranon ta lëshojë foshnjën, ndërsa është i rrethuar nga policët.
Loehner vazhdoi të rezistonte, por arritën ta kapnin falë ndihmës së qenit të policisë. Burri ra në tokë së bashku me fëmijën, të cilin policët e kapën dhe u përpoqën ta qetësonin ndërsa foshnja qante dhe kërkonte babanë e tij.
Fëmija u dërgua te nëna e tij dhe Loehner në paraburgim.
/abcnews.al