Të paktën 60 persona mes të cilëve 20 fëmijë, kanë mbetur të plagosur pasi një avion me probleme mekanike, është detyruar të shkarkojë një pjesë të karburantit, mbi një zonë në periferi të Los Anxheles.
Të gjithë të plagosurit nuk janë në gjendje të rëndë. Ata janë duke u mjekuar kryesisht për irritime të forta të syve.
Pjesa më e madhe e fëmijëve mbetën të plagosur kur një pjesë e karburantit përfundoi në zonën e lojës së shkollës fillore.
Fluturimi i avionit kishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar i metropolit kalifornian dhe drejtohej për në Shangai.
Por për shkak të problemeve të hasura në fluturim është detyruar të rikthehet në aeroport./abcnews.al