Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.
Një automjet tip BMW me drejtues K. Ibrahimi, ka goditur një këmbësor i cili për shkak të plagëve të marra rrugës drejt spitalit rajonal ka ndërruar jete.
Mësohet se viktima është Qemal Lamani 75 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në rrugën e unazës, automjeti tip BMV me drejtues shtetasin K.I ka goditur aksidentalisht këmbësorin Q. L., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal në gjende të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin K.I., 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin./abcnews.al