Lyon e ka filluar shumë keq sezonin e ri në Ligue 1. Ekipi i Peter Bosz mori një pikë në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi kundër Brest, që përfundoi në barazim 1-1.
? Final whistle! Big home win for @AngersSCO! #SCOOL pic.twitter.com/KGHM7SkDoG
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) August 15, 2021
Sot ka ardhur humbja e parë. Lyon u mposht 3-0 në fushën e Angers, që siguroi fitoren e dytë radhazi. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Sofiane Boufal.
Pushimi nuk ndikoi aspak për mirë te Lyon, që shënoi një autogol me anë të Marcelos, ndërsa më pas erdhi edhe kartoni i kuq i Maxwel Cornet.
Angers përfitoi, shënoi golin e tretë me anë të Azzedine Ounahi dhe siguroi një fitore tepër të rëndësishme. /abcnews.al