Nënkampionët e PSG-së nuk mund ta nisin sezonin e ri të Champions League me humbje dhe kanë gjetur golin e barazimit në sfidën shtëpiake ndaj Manchester United.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer zhbllokoi ndeshjen në mesin e pjesës së parë me anë të Bruno Fernandes. Kapiteni realizoi pas penalltisë së dytë, teksa Anthony Martial ka realizuar një autogol në minutën e 55-të.
Barcelona ka shënuar një tjetër gol ndaj Ferencvaros dhe tani kryeson 3-0. Kombinime të bukura midis Leo Messit dhe Ansu Fati, të cilët shënuan në fraksionin e parë, dhe goditje potente e Philippe Coutinho në minutën e 52-të. /abcnews.al