VIDEO/ Atmosferë festive, tifozët mbushin sheshet në Shqipëri. Vlora ‘bashkon’ italianët dhe shqiptarët

schedule20:59 - 15 Qershor, 2024

schedule 20:59 - 15 Qershor, 2024

SHQIPËRI– Atmosferë fantastike është krijuar për ndeshjen e Shqipërisë kundër kampionëve në fuqi të Evropës, Italisë, sfidë kjo që po luhet në Dortmund të Gjermanisë.

Në “Fan Zone” në qytetin e Vlorës nuk mungojnë as tifozët italianë. Gazetari i ABC, Elton Nika, raporton se tifozët italianë presin një barazim në ndeshjen Itali-Shqipëri.

Krahas Vlorës, jehona kuqezi ndihet në çdo pol të kryeqytetit, por dhe në qytetet e tjera të vendit.

Sfida Itali-Shqipëri/ Fier, mbushen sheshet për të shijuar superndeshjen 

Sfida e kombëtares edhe në qytetin e Lezhës po shijohet nga tifozë të shumtët.

Lezhë, atmosferë festive në përballjen Itali-Shqipëri

/ abcnews.al