Atmosferë fantastike para finales së madhe të Champions League.
Tifozët e Interit dhe të Manchester Cityt kanë mbushur baret në qendër të Stambollit, teksa po përgatiten për të përjetuar magjinë e këtij dueli special. Atmosfera ishte unike në parqet qendrore e po ashtu në zonat e dedikuara për fansat, ndërkohë që shumë prej vizitorëve e shfrytëzuan kohën për të bërë fotografi në atraksionet e metropolit turk.
Shumë të tjerë zgjodhën të qëndronin në bare e restorante, e këndonin këngë dhe brohoritnin për ekipin e tyre të zemrës. Një pjesë e tifozëve bënë foto me trofeun zyrtar të Ligës së Kampioneve, që do të qëndrojë i ekspozuar deri sa të niset në stadiumin “Ataturk” për finalen e madhe.
Impianti ku do të luhet finalja ka një kapacitet prej 75 mijë spektatorësh dhe do të jetë i tejmbushur./ h.ll/abcnews.al
@mancityhardcore live on the ground in Istanbul pic.twitter.com/zZDfYJxUA2
— HamzaTalksBall⚽️ (@HamzaTalksBall) June 10, 2023
10.06.2023, Live from Istanbul?? before final UCL, Inter Milano?? near stadium https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/rWDpfIpNFS
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) June 10, 2023