VIDEO/ Atletico Madrid shpëton nga një autogol, Villareal qan 2 pikët e lëna

schedule00:06 - 30 Gusht, 2021

schedule 00:06 - 30 Gusht, 2021

Atletico Madrid ka shmangur humbjen e parë në kampionat, në një ndeshje me fund dramatik kundër Villareal që kryesonte 2-1 deri në minutat shtesë. Një autogol i Mandi i dha një pikë skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Kampionët e Spanjës u munduan të jenë cinikë, por “Nëndetësja e verdhë” ishte më efikase dhe ia doli të kalonte dy herë në epërsi.

Në fillim të pjesës së dytë realizoi një gol të bukur Trigueros, por Atletico reagoi shpejt dhe Luis Suarez vendosi baraspeshën.

Më pas Danjuma shënoi sërish për Villareal, por pavarësisht përpjekjeve nuk arritën të mbeten në avantazh. Në minutat shtesë Mani shënoi autogol dhe Atletico Madrid shmangu humbjen në shtëpi. /abcnews.al