VIDEO/ Atletico Madrid nuk gabon, mund Huescan dhe “shtrëngon” kreun

schedule20:57 - 22 Prill, 2021

schedule 20:57 - 22 Prill, 2021

Atletico Madrid nuk gaboi këtë herë, por mori një fitore me shumë vlera për garën për titull kampion ndaj skuadrës së Huesca, duke mbajtur kështu kreun e renditjes.

Skuadra e drejtuar nga Simeone e dominoi gjithë ndeshjen, duke e fituar pastër me shifrat 2-0. Fillimisht për bardhekuqtë shënoi Angel Correa në minutën e 39, pas asistit të Llorente.

GOLAT E NDESHJES 

 

Në minutat e mbetura Atletico vazhdoi të dominonte, por goli i sigurisë u shënua vetëm në minutën e 80, ku sërish njeriu asist ishte Marcos Llorente. /abcnews.al