VLORË- Një ditë pas atentatit ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Gëzim Sinomati, Policia e Vlorës dhe FNSH kanë zbarkuar në qytetin bregdetar dhe po kryejnë kontrolle.
Gazetari i ABC News, Elton Nika, ka siguruar pamje nga puna e FNSH dhe Policisë së Vlorës, të cilët po vijojnë kontrollet e makinave me qëllim sigurimin e informacioneve që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
I riu u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij. Ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika në Vlorë.
Pas ngjarjes u gjet dhe një makinë e djegur në periferi te qytetit, targat e së cilës sipas të dhënave paraprake rezultojnë të vjedhura. Grupi hetimor ka ngritur disa pista, të cilat mund të hedhin dritë mbi krimin mafioz.
Për ngjarjen e rëndë janë shoqëruar deri tani 14 persona, dëshmia e të cilëve mund të ndihmojë grupin hetimor të identifikojë autorin/ët e krimit./ n.m.abcnews.al