Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit Arben Mërkuri (Ismaili), 48 vjeç.
Për pasojë shtetasi Arben Mërkuri u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gjithashtu Mërkuri është një person me precedentë të mëparshëm penalë pasi në vitin 2016-të ai sëbashku me Landi Muharremi dhe Skënder Krahjan u arrestuan pasi dhunuan biznesmenin libanez të ndërtimit, Faadi Mitri.
Njoftimi i policisë
Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.
Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si ndodhi dhunimi i biznesmenit Mitri?
Mitri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli ne vitin 2016. Ai u goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë. Kanë qenë tre persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit. Autorët ne atë kohë u larguan me një makinë tip “Tuareg” me targa të huaja. Sipas dëshmisë së biznesmenit dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën.
/Abcnews.al/