Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Halil të Krujës, rreth 3 km larg rrugës nacionale. Sipas informacioneve dyshohet se është përdorur nga autorë të përfshirë në atentatin në Rinas.
Atentati ndodhi në aeroportin e Rinasit ku drejt një automjeti u qëllua me breshëri plumbash.
Gilmando Dani humbi jetën dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri). Viktima Gilmando Dani, njihet edhe si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit.
Ndërsa i plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë te Trauma.
/abcnews.al/

