VIDEO | Atalanta përuron stadiumin me tris, ngecin Roma dhe Lazio

schedule17:04 - 6 Tetor, 2019

schedule 17:04 - 6 Tetor, 2019

Atalanta la pas krahëve humbjen përballë Shakhtar Donetsk në Champions League dhe u rikthye te fitorja. Ekipi i Gasperinit fitoi përballë Lecces me rezultatin 3-1 në stadiumin e rinovuar “Gewiss Stadium”. I zakonshmi Zapata dhe kapiteni Gomez shënuan brenda 5 minutave në fundin e pjesës së parë, ndërsa Gosens trefishoi në fillim të së dytës.



Lucioni në fund shënoi golin e nderit për miqtë, që renditën në zonën e rrezikut. Berat Gjimshiti u aktivizua si titullar dhe luajti gjithë ndeshjen. Kjo fitore e ngjit Atalantën në të njëjtën kuotë pikësh me Juventusin për momentin dhe dy pikë larg Interit kryesues. Të dy ekipet do të përplasen me njëra-tjetrën në orën 20:45.

Roma nuk ia doli të fitonte në Olimpico përballë Cagliarit. 1-1 u mbyll takimi dhe të dy golat u shënuan brenda 5 minutash. Joao Pedro kaloi ekipin sard në avantazh në minutën e 26-të, ndërsa Ceppitelli shënoi në portën e tij pas 5 minutash. Kjo ishte ndeshja e dytë rresht në shtëpi pa fitore për verdhekuqtë, ndërsa ishullorët numërojnë 11 pikë në pesë ndeshjet e fundit.

Bologna dhe Lazio dhuruan gola dhe emocione në barazimin 2-2. U deshën 19 minuta të çmendura për të shijuar katër golat e ndeshjes. Krejci dhe Palacio kaluan dy herë në avantazh vendasit, por Immobile reagoi në të dyja rastet. Përfundimisht barazim që nuk i shërben asnjërës skuadër. /abcnews.al




Roma – Cagliari 1-1
(Ceppitelli (aut) 31’ / Joao Pedro (pen) 26’)

Atalanta – Lecce 3-1
(Zapata 35’, Gomez 40’, Gosens 56’ / Lucioni 86’)

Bologna – Lazio 2-2
(Krejci 21’, Palacio 31’ / Immobile 23’, 40’)

Renditja e Serie A