Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Asnjë gol dhe rast i dyshimtë, nuk ka fitues në Kukësi-Tirana

schedule18:40 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 18:40 - 23 Dhjetor, 2020

Kukësi dhe Tirana u ndanë në barazim pa gola në “Elbasan Arena” në një ndeshje relativisht të barabartë për të dyja skuadra, me Kukësin më këmbëngulës sidomos në pjesën e dytë.

Ndeshja nisi e barabartë për të dyja skuadrat, që nuk e rrezikuan shumë portën e njëra-tjetrës. Pjesa e parë u mbyll me qetësinë e të dy ekipeve, që më shumë qëndruan të kujdesshëm mbrapa.

Në të dytën Kukësi u duk më këmbëngulës dhe rrezikoi më shumë se Tirana, sidomos me Gashin në krahun e majtë. Në minutën e 60 skuadra e Skënder Gegës arriti të shënojë, por gjyqtari e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Kishte protesta të shumta pas këtij rasti në stolin e Kukësit, teksa vendimi i gjyqtarit anësor duket i dyshimte dhe pritet të hasë në polemika të shumta. Te Tirana Muçi u bllokua mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, por në fund talenti i Tiranës i kaloi golin vetëm pak centimetra, kur rrezikoi me një parabolë, që i nxorri jashtë loje të gjithë.

https://streamable.com/48bm46

Në fund rrjeta e asnjërës skuadër nuk u tund dhe dy ekipet marrin nga një pikë, që nuk i vlen shumë për garën për kreun. Me siguri asnjëri nuk del i lumtur nga kjo ndeshje. /abcnews.al

Kategoria Superiore, Java 10
Kukësi-Tirana 0-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!