Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Asambleja e PS, mbërrin në Durrës kryeministri Edi Rama

schedule09:55 - 21 Mars, 2026

schedule 09:55 - 21 Mars, 2026

Këtë të shtunë, 21 mars, mbahet në Durrës Asambleja e PS. ABC News ka mësuar se kreu i qeverisë, Edi Rama sapo ka mbërritur në ndërtesën ku do të mbahet takimi me anëtarët e kabinetit qeveritar.

Sipas agjendës së bërë publike, fjalën hapëse do e mbajë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi. Pas tij, kryesocialisti Edi Rama dhe të gjithë drejtuesit politikë.

Siç mësohet, pjesa e parë e mbledhjes do të jetë me dyer të hapura, ndërsa më pas pritet të vijojë me dyer të mbyllura deri në orën 15:00. Në qendër të diskutimeve do të jenë raportimet e drejtuesve të qarqeve dhe mënyra si shkuan zgjedhjet parlamentare të 2025-ës për këtë forcë politike.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!