VIDEO | Arsenali turpërohet nga City, Ozil e tepron gjatë zëvendësimit

schedule19:48 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 19:48 - 15 Dhjetor, 2019

Pasditja e sotme duket se nuk është një nga më të mirat nga Arsenali. Rezultati 0-3 që në pjesë e parë i ka nervozuar jo vetëm tifozët në shkallët e stadiumit, por edhe lojtarët në fushën e lojës.

Mesfushori i ‘topçinjve’, Mesut Ozil, ka qenë një nga lojtarët më të dobët në fushë. Si rrjedhojë trajneri i Arsenalit, Ljungberg, e ka zëvendësuar gjermanin në minutën e 60 të takimit.

Por, turko-gjermani nuk e ka pritur mirë, duke reagur jo si një profesionist që është. Ai ka rënë pre e nervave të lojës dhe e la fushën i nervozuar. Tifozët presin më shumë nga ai, pasi Ozil është lojtari që paguhet më shumë tek londinezët, plot 350 mijë £ në javë. /abcnews.al