VIDEO/ Arritjet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë, Manastirliu: Vite të shënjuara nga sfida të paprecedenta

schedule11:32 - 10 Janar, 2023

schedule 11:32 - 10 Janar, 2023

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu po zhvillon një takim ku të pranishëm janë media dhe specialistë të shëndetësisë.

Në komunikimin e saj Manastirliu do të flasë për arritjet, sfidat dhe objektivat sa i përket shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Ajo e nisi fjalën e saj duke u shprehur se vitet e fundit janë shënjuar nga sfida të paprecedenta si pandemia dhe lufta.

“Këto vite janë shënjuar nga sfida të paprecedenta sic ishte pandemia dhe efektet e e kësaj ngjarjeje që vazhdojnë të kenë impakt dhe vijojnë të kërkojnë fuqizimin e mëtejshëm të sektorit shëndetësor.

Viti3 2022 solli një tjetër krizë, atë të agresionit rus në Ukrianëe, inflacioni i luftës, rritja e çmimit të energjisë, të cilat sollën impakt kudo në borë dhe përgjigja e masave lehtësuese ndaj këtyre efekteve të kesaj krize bashkëshoqëruan vitin që lam pas.

Për shëndetësinë ka qenë një viti i rëndësishëm për fuqizimiin e shërbimeve shëndetësore në të gjitha niveet e saj, mbrojtjën e shëndetit të popullatës nga Covid-19 dhe intesifikimin e punës për thellimin e reformave për transformimin e sistemit shëndetësor dhe atij spitalor”, ka thënë fillimisht Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!