Vihet në pranga një hajdut serial në Librazhd. 21-vjeçari, Lavdim Alliu, dyshohet se është autori i disa vjedhjeve, të kryera në lagje të ndryshme të Librazhdit.
Mësohet se banorët kishin vendosur kamera survejimi në banesat e tyre, për të identifikuar grabitësin dhe falë pamjeve të siguruara u arrit edhe ndalimi i tij.
Sipas policisë, 21-vjecari ka kryer katër vjedhje në Librazhd, duke marre para dhe telefona celularë./abcnews.al