Ditën e djeshme kampionati turk ndezi motorët, duke startuar kështu sezonin 2020/21. Ndeshja hapëse ishte mes Rizespor dhe Fenerbahce, që u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 1-2.
Vendasit nuk arritën ta ruanin avantazhin 1-0 dhe të besuarit e Erol Bulut morën tre pikët falë një penalltie në minutën e 87-të. Gjyqtari i takimit, Arda Kardesler, akordoi 11-metërsh për miqtë pas një kontakti në zonë.
Vendimi i tij ishte pak i nxituar dhe sigurisht që shkaktoi polemika pas përfundimit të takimit. Sulmuesi i Fenerit pati thjesht një prekje me lojtarin kundërshtar dhe rënia e tij është më shumë aktrim. Gjithsesi pamjet flasin vetë dhe komentet ju takojnë juve. /abcnews.al