Mario Balotelli nuk ka duruar pas ndeshjes me Juventusit dhe nën akuzë janë gjyqtarët, që sipas sulmuesit gjithmonë janë të frikësuar kur vjen puna për bardhezinjtë. Futbollistii Brescia-s, pas ndeshjes është kapur nga kamerat, teksa thotë:
“Ata gjithmonë janë të tmerruar kundër Juventusit. Kjo është e pabesueshme”. Balotelli debutoi ditën e djeshme me Brescia-n, që doli e mposhtur nga bardhezinjtë me rezultatin 1-2. “Dallëndyshet” shënuan të parët, por më pas erdhi përmbysja. /abcnews.al