“Djajtë” e Manchester United janë vetëm 45 minuta larg fitores ndaj Chelsea dhe sigurimit në mënyrë përfundimtare të një “bilete” për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, mirëpo jo gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte për Erik ten Hag, me anësorin e talentuar Antony që u dëmtua rëndë në fillimin e pjesës së parë.
Braziliani hyri në lojë në formacionin startues të skuadrës së tij dhe mori një lëndim në kyçin e këmbës pas një ndërhyrjeje tejet të rrezikshme nga qëndërmbrojtësi i “bluve” të Chelsea, Trevor Chalobah.
Dëmtimi i tij vjen në momentin me të papërshtatshëm për teknikun Erik ten Hag, teksa në 3 qershor, “djajtë” e Manchester United do të përballen me “qytetarët” e Manchester City, në finalen e madhe të FA Cup. /i.m /abcnews.al
SHIKONI VIDEOT
Momenti i ndërhyrjes:
Antony del me barelë: