Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Anglia fiton me përmbysje ndaj Belgjikës, Bosnja ndal Holandën

schedule19:59 - 11 Tetor, 2020

schedule 19:59 - 11 Tetor, 2020

Janë mbyllur ndeshjet e orës 18:00 në UEFA Nations League, të vlefshme për raundin e tretë të fazës së grupeve. Në Ligën A, vëmendje më të madhe mori sfida mes Anglisë dhe Belgjikës, që u mbyll me shifrat 2-1.

Lukaku shënoi fillimisht me penallti, për të kaluar Belgjikën në avantazh. Rashford, po ashtu me 11-metërsh, barazoi për Anglinë. Në pjesën e dytë, Mount shënoi për anglezët dhe çoi shifrat në 2-1, duke vendosur dhe rezultatin final të sfidës.

GOLAT/ ANGLI – BELGJIKE  2-1

Me të njëjtin rezultat, fitoi edhe Kroacia kundër Suedisë. Vlasic dhe Kramaric shënuan për nën-kampionët e botës, ndërsa Berg shënoi golin e vetëm suedez. Bosnje-Hercegovina dhe Holanda, u ndanë në barazim 0-0.

GOLAT/ KROACI – SUEDI  2-1

Në Ligën B, Finlanda mposhti pastër 2-0 skuadrën e Bullgarisë, ndërsa Norvegjia e Haaland shkatërroi me shifrat 4-0 skuadrën e Rumanisë. Në Ligën C, Gjeorgjia fitoi 1-2 në transfertë ndaj Armenisë, ndërsa dy sfidat tjera u ndanë në barazim: Estoni-Maqedoni e Veriut (3-3) dhe Lituani-Bjellorusi (2-2)./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!