Atmosfera duket tepër e zjarrtë në kampin anglez, ku “tre luanët” arritën një fitore tepër komode me rezultatin 3-0, kundër një kundërshtari si Senegali. Skuadra e teknikut Southgate nuk diti të ndalte, ku pati akoma dhe më shumë mundësi shënimi, por pa arritur t’i shfrytëzonte siç duhej.
Pjesa e parë nisi me sulmet e afrikanëve, por pa rrezik, me portierin Pickford, i cili ishte sot në formë të shkëlqyer. Rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në minutë e 39’ të ndeshjes, ku pas një pasimi të bukur në zonë nga ana e Jude Bellingham, Jordan Henderson nuk gabon nga brenda zonës dhe kalon të tijët në avantazh.
Fragmenti i parë nuk do të mbaronte me kaq, pasi vetëm 9 minuta më pas në të 48’, pas një kundërsulmi të shpejtë, Foden pason tek kapiteni Harry Kane, i cili vendosur 1 me 1, përballë portierit Mendy, nuk gabon dhe shënon golin e tij të parë në këtë Kupë Bote.
Pjesa e dytë foli vetëm për “ishullorët”. Në minutën e 57’, Foden u rikthye sërish në “protagonist”, ku me një shërbim fantastik për anësorin Bukayo Saka, shifrat shkojnë në 3 me 0, duke i dhënë Senegalit, goditjen e “knock-out”-it.
Me fitoren 3-0 ndaj Senegalit, “tre luanët” të drejtuar nga tekniku Southgate, do të përballen në raundin tjetër me Francën, duke “krijuar” kështu një finale të parakohshme, në “Katar 2022”. /i.m /abcnews.al