VIDEO/ Anderlecht në avantazh, Laçi reziston gjysmë ore në Bruksel

schedule20:34 - 12 Gusht, 2021

schedule 20:34 - 12 Gusht, 2021

Anderlecht fitoi 0-3 në “Elbasan Arena” kundër Laçit, ndërsa sot po zhvillohet dueli i kthimit i raundit të tretë në Conference League, në “Lotto Park” të Brukselit.

Vendasit kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 32-të. Kundërsulm i shpejtë i ekipit të Kompany dhe finalizim i Francis Amuzu.

21-vjeçari përfitoi nga një devijim i mbrojtjes bardhezi dhe mposhti Alen Sherrin me një goditje potente.

1-0 për ekipin belg, kualifikimi është çështje e mbyllur dhe Laçi po tenton të zhvillojë një ndeshje sa më të mirë. /abcnews.al