VIDEO/ Alessandro Florenzi dhuron spektakël, kryevepër goli i parë me PSG

schedule21:23 - 2 Tetor, 2020

schedule 21:23 - 2 Tetor, 2020

Alessandro Florenzi ishte një nga afrimet e fundit të PSG në merkato. Djemtë e Tuchel po luajnë sonte në fushën e tyre kundër Angers, takim që e kanë zhbllokuar në minutën e shtatë.

Autori është 29-vjeçari italian, i cili dhuroi një goditje fluturimthi fantastike pas një driblimi të bukur në zonën mike. Topi në trekëndësh dhe kampionët e Francës në avantazh.

 

Goli i parë për anësorin e linjës së djathtë me PSG dhe festë me shokët e skuadrës, të cilët nuk i kursejnë duartrokitjet për kryeveprën e Florenzit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!