Prej ngjashërisë së madhe me shkencëtarin Agim Hysenin e thërrasin Albert Ajnshtajni i Vlorës. Ai është nga të paktët zanaçinj në Vlorë që merret me punimin e hekurit.
73 vjeç, ai i ka dedikuar gjithë jetën punës artizanale me hekur dhe jo më kot në vlorë e njohin si mjeshtrin e hekurit.
“E kam filluar në 1962. Në këtë vend pune kam ardhur që fëmije dhe në këtë vend pune sot jamë 73 vjec. punën asnjë ditë, asnjë orë nuk e lë. Këtë e kam trashëguar nga gjyshi im. 9 vjet në stamboll dhe ka bërë punimet e lagjes muze pavarsia, ismail qemali nga viti 1926 deri në 1966. unë jam futur në punë këtu. kam patur mësues mjeshtrat më të mire”, shprehet ai.
Edhe pse ka më shumë se 57 vite jetë të kaluara në punishte, ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pasioni i kaheshëm. Figurat historike janë të parapëlqyerat e tij. tregon për punimin më të rëndëishëm në punën e tij.
“Punimi më i rëndësishëm është përkrenarja e Skëndërbeut. Për këtë më është dashur një 3 muaj punë. Unë e kam bërë origjinal si ajo”.
Aktualisht ka në dorë Beselidhjen e Lezhes.
“Tani po bëj flamurin kombëtar që ta vendos te bazamenti. Kjo është shpata dhe përkrenarja, më pas do t’ia çoj Muzeut Kombëtar”.
Heronjtë e luftës së trojës, Akili apo Hektori janë të tjera punë që ai i ka bërë me pasion.
Mjeshtëria me punimet e hekurit ka bërë që fama e tij të kalojë edhe kufinjtë shqiptarë. Janë të shumtë turistë dhe të huaj që kanë shpërndarë jashtë vendit ekzistencën e një tjetër Anjshtanji. /abcnews.al