VIDEO/ Alarmoi Tiranën për bombë: Çfarë u gjet brenda çantës së braktisur

schedule14:06 - 22 Nëntor, 2019

schedule 14:06 - 22 Nëntor, 2019

Ka rezultuar i rremë alarmi për bombë në qendër të Tiranës, aty ku u gjet një çantë e dyshimtë në qendër të kryeqytetit.

Ishte fillimisht që qytetar ai i cili njoftoi policinë, ndërsa forcat xheniere bënë shpërthim të kontrolluar pas disa minutash.

Mirëpo, nga shpërthimi rezultoi se nuk bëhej fjalë për alarm për bombë, dhe brenda në çantë u gjetën vegla.

Sakaq, për ngjarjen në fjalë reagoi edhe policia duke sqaruar se çanta është lënë gabimisht në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me çantën e konstatuar në asfalt, në rrugën “Dedë Gjo Luli” , ku  dyshohej  se brenda saj mund të kishte  lëndë plasëse ju informojmë se:

Pas mbritjes në vendngjarje të  ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj  ku rezultoi se brenda saj  nuk kishte lëndë eksplozive por sende  personale pune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet  se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!