VIDEO/ Alarm për bombë gjatë ndeshjes, basketbollistët shtrihen në parket

schedule19:38 - 12 Maj, 2021

schedule 19:38 - 12 Maj, 2021

Palesntina dhe Izraeli vazhdojnë të kenë konflikte ushtarake me njëri-tjetrin për shkak të terrritoreve, që secila palë pretendon se janë të vetët.

Gjatë këtyre ditëve po zhvillohet një nga konfliktet më të dhunshme të viteve të fundit, teksa regjistrohen dhjetëra të vrarë, kryesisht nga Palestina.

Një moment i frikshëm ka ndodhur në një ndeshje basketboll i në Izrael, në një moment kur militantët palestinezë të Hamas lëshuan disa raketa.

Lojtarët e Maccabi Raanana dhe Maccabi Kiryat Motzkin u shtrinë menjëherë në parket, pas alarmit se do shpërthente një bombë në pallatin e sportit. Fatmirësisht gjithçka kaloi pa pasoja. /abcnews.al