Aktivizohet një vatër zjarri në afërsi të bjeshkës së Shishtavecit afër Gurit Mëngjesit. Vatra është aktivizuar në kodrat pa dalë në bjeshkë në zonën Çuka si e quajnë banoret.
Banorët e zonës dhe shërbimi zjarrfikës bënë të mundur shuarjen e flakëve të shtunën në mbrëmje, por vatra është aktivizuar sërish këtë pasdite të së dielës pas një ere të fortë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës, kryetari i fshatit Shishtavec, kryetari i njësisë administrative Shishtavec dhe drejtori i shkollës me disa banorë të cilët po neutralizojnë vatrën e zjarrit.
Policia ndodhet në vendngjarje për të identifikuar nëse është i qëllimshëm apo është shkaktuar nga temperaturat e larta.
/abcnews.al