Është mbyllur pjesë e parë e ndeshjes Inter-Torino. Zikaltrit kanë nevojë për pikët maksimale, por golin dhe avantazhin e kanë gjetur djemtë e Giampaolos.
Kjo sfidë nuk prodhoi asnjë rast të pastër deri në minutën e dytë shtesë të fraksionit të parë. Kombinime shumë të bukura të lojtarëve të Torinos, asist me finte i Soualiho Meite dhe gol i Simone Zaza.
Ish-sulmuesi i kombëtares italiane, dhuroi një sallake potente, që nuk u prit dot nga Handanovic. Goli i parë në kampionat për 29-vjeçarin, ndërsa gjithçka vështirësohet për skuadrën e Contes. /abcnews.al