Zhbllokohet sfida Leipzig-M’Gladbach dhe goli ka gëzuar tifozët e… Bayern Munchen. Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 24-t me anë të Alassane Plea. Francezi konkretizoi një aksion fantastik të M’Gladbach që nisi nga mbrojtja.
Goli i tetë në kampionat për Plea, teksa ky rezultat bën që skuadra mike të parakalojë momentalisht Leipzig dhe të renditet në vend të dytë me 41 pikë. Bavarezët qëndrojnë në krye me 42 pikë, teksa Leipzig numëron dy më pak. /abcnews.al