VIDEO/ Aksion i policisë, grup hetimor dhe shirit, kjo është situata në banesën e 46-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në Maliq

schedule10:13 - 30 Korrik, 2023

schedule 10:13 - 30 Korrik, 2023

Disa orë pas ngjarjes tronditëse në fshatin Zëmblak të Maliqit, ku 55-vjeçari Gjergj Mullalli vrau me armë zjarri bashkëshorten tij, 46-vjeçaren Luiza Mullalli dhe më pas e hodhi në kanalin e ujërave të zeza pranë banesës, forca të shumta policia ndodhen ende në vendin e ngjarjes.

Hyrja për në banesë është e rrethuar me shirit, ndërsa grupi hetimor është duke bërë këqyrjen provave.

LEXO EDHE: DETAJE/ Vrasja e 46-vjeçares në Maliq për shkaqe xhelozie, autori e qëlloi me armë zjarri

Autori i shpallur, ndodhet ende në arrati, ndërsa policia vazhdon aksionin për kapjen e tij. Shkak e kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia.

Sipas babait të viktimës, vajza e tij ishte pajisur me një urdhër mbrojtje pasi dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas familjarëve autori punonte në ndërtim, ndërsa ishte konsumues i alkoolit, ndërsa viktima punonte rrobaqepëse në Korçë.

Shtëpia ku ka ndodhur ngjarja, ndodhet në buzë aksit rrugor Korçë – Bilisht, e veçuar nga fshati dhe kjo është një ndër arsyet  që nuk ka dëshmitarë dhe  askush nuk ka dëgjuar krismat e armës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!