Barcelona ka zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen kundër Eibarit. Kampionët e Spanjës po luajnë në transfertë dhe kanë kaluar në avantazh në minutën e 13-të me anë të Antoine Griezmann.
Sulmuesi francez mori një pasim të gjatë nga Clement Lenglet, avancoi drejt portës dhe nuk e pati të vështirë për të mposhtur portierin vendas. Ky është gol i katërt në kampionat për afrimin e verës nga Atletico Madrid, teksa numëron edhe dy asiste të dhuruara për shokët e tij.
Fitorja e sotme e ngjit Barcelonën përkohësisht në vend të parë me 19 pikë, një më shumë se Real Madrid që luan në mbrëmje përballë ekipit të Mallorcës. /abcnews.al