Një aksident tragjik u ka marrë jetën dy vëllezërve shqiptar në Itali. Mediat raportojnë se aksidenti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Chessa, në komunën e Scansano.
Dy shqiptarët janë përfshirë në aksident rreth orës 06:30 të mëngjesit, ku makina e tyre është përplasur me një makinë tjetër.
Një person i tretë që ishte në timonin e makinës së dytë të përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur, por lehtë.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve duke prerë llamarinat e makinës për të nxjerrë trupat e dy shqiptarëve nga struktura e mjetit.
Dy vëllezërit raportohet se lanë pas 5 fëmijë. /Abcnews.al/