Tragjik aksidenti i raportuar në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas dhe janë dëmtuar 2 shtetas të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Gjithashtu të plagosur kanë mbetur edhe 3 shtetas të tjerë.
Mësohet se Riza Rapaj, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, Ladi Bega drejtuesi i automjetit “Toyota”, dhe Lefteri Bega bashkëshortja e Ladi Bega, janë viktimat e këtij aksidenti të rëndë. Gjithashtu viktimë ka mbetur edhe një grua e moshuar, identiteti i së cilës ende nuk është identifikuar.
Dyshohet se një parakalim i gabuar të jetë bërë shkak i këtij aksidenti të rëndë, ku u përshinë tre automjete. Por gjithashtu dyshohet se edhe lagështira në rrugë mund të jetë bërë shkak që një nga drejtuesit të ketë humbur kontrollin dhe të jetë përplasur me dy makinat e tjera.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/abcnews.al/