ABC ka siguruar pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën 24-vjeçari Yllson Tasha.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në aksin Bulqizë-Maqellarë, rreth orës 21:35.
24-vjeçari ishte duke u kthyer nga Bulqiza dhe sapo ka kaluar rreth rrotullimin tek Ura e Çerenecit ka humbur kontrollin duke kapërcyer barrierat mbrojtëse dhe pas disa rrotullimesh mjeti “Fiat Panda” ka rënë nga 25 m lartësi dhe ka përfunduar në Zallin e Bulqizës.
Drejtuesi i mjetit ndërroi jetë nga goditjet dhe plagët e marra.
Dyshohet se ai ka humbur kontrollim e mjetit si pasojë e shpejtësisë./Abcnews.al/