Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Drashovicë të Vlorës, ku mbetën të vdekur 3 persona.
ABC News është rikthyer në vendin ku ndodhi ngjarja, teksa nga pamjet shihet se pjesë e automjeteve kanë “fluturuar”, disa metra larg.
Viktima të aksidentit në Drashovicë mbetën shoferët Adi Alushaj 30 vjeç dhe Esat Brahimaj 40 vjeç dhe pasagjeri Andrea Begaj.
Sipas informacioneve nga policia, dyshohet se një nga mjetet, tip “Ford”, ka qenë duke levizur në mes të rrugës, dhe me shpejtësi duke krijuar rrezik të menjëhershëm për qarkullimin.
Ndërkohë, mjeti tjetër dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara, rreth 110–120 km/h, në një segment ku kufizimi është 80 km/h.
Kombinimi i pozicionimit të gabuar në rrugë dhe tejkalimit të shpejtësisë dyshohet të ketë qenë shkaku sipas policisë në përplasjen fatale./abcnews.al


