VIDEO/ Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin dhe përplaset me pemën, dërgohet në spital shoferi

schedule16:34 - 25 Shtator, 2023

schedule 16:34 - 25 Shtator, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më par në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Pas aksidentit, automjeti ka marrë dëmtime të shumta, ndërsa shoferi është nxjerrë me vështirësi nga zjarrfikësit, për t’u dërguar më pas në spital.

Mësohet se shoferi ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në rrugën “Murat Tërbaçi”, shtetasi M. E., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me një pemë, anës rrugës.

Shtetasi M. E, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al